Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapiteni i Turqisë i zhgënjyer nga humbja: Dy gola në shtatë minuta, sigurisht që na lënduan

NULL NULL
07.07.2024 14:05
Kapiteni i ekipit turk, Hakan Cakhanoglu
Kapiteni i ekipit turk, Hakan Cakhanoglu

Kapiteni i ekipit turk, Hakan Cakhanoglu u shpreh i zhgënjyer për humbjen e skuadrës së tij ndaj holandezëve.

Ai u shpreh se dy golat që u dhanë ndërmjet shtatë minutave, i lënduan ata, shkruan Klankosova.tv.

“Kur shikojmë turneun në përgjithësi, skuadrat që marrin epërsinë 1-0 në ulen prapa. Nuk e di pse është kështu, por sot ishte e njëjta gjë për ne. Ne u ulëm shumë. Pësuam dy gola në shtatë minuta, që sigurisht na lënduan pak. Në fund u përpoqëm të provonim dhe patëm një rast me topa të gjatë, por nuk mundëm të përfitonim”, tha Cakhanoglu.

“Gjëra të tilla ndodhin në futboll. Ne duhet të mësojmë nga kjo. Jam krenar për të gjithë”, tha tutje Calhanoglu.

Turqia arriti deri në çerekfinalen e Kampionatit Evropian.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme