Kapiteni i Realit

Kapiteni i Realit

NULL NULL
6 years më parë
Pas largimit të Iker Casillas, kapiten i 'Los Blancos' u bë Sergio Ramos. Por, deri kur?

Sergio Ramos ka fluturuar për në Australi bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, për të filluar parasezonin.

Me largimin drejt Portos, Casillas i kaloi pozitën e kapitenit, si legjenda legjendës, pasi tek Real Madrid të qenit kapiten varet nga koha e kaluar në klub; një nga traditat e rralla që ka mbetur që nga koha e Santiago Bernabeut.

Ramos ateroi në Melbourne si lider i ri i ‘Los Blancos’, pozitë të cilën ai e ka adoptuar sezonet e fundit. Ramos ka qenë zë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes, bashkë me Casillasin e Ronaldon, që nga koha kur pankinën e drejtonte Jose Mourinho.

Me shiritin e kapitenit në krah, Sergio Ramos ka filluar parasezonin që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e tij. Në njërën anë negociatat për rinovim kanë shkuar si mos më keq dhe nga ana tjetër është oferta e United, 11 milionë euro në vit.

Deri tani, Ramos nuk ka marrë fjalë nga presidenti i klubit dhe mbetet më i predispozuar të largohet. Nuk është çështje parash, por respekti pati thënë spanjolli. Marrëdhëniet e tij me presidentin Perez janë përkeqësuar me kalimin e kohës, por të dy duket të kenë vendosur armëpushim.

Prandaj, Benitez duhet të veprojë shpejtë. Shiriti i kapitenit, tash pas mbarimit të epokës së Casillasit tek mbretërit, kërkon një pasardhës legjendar dhe askush më mirë se heroi i ‘La Decima’ nuk është më i tillë.