Kapiteni i Dukagjinit zbret në fushë me të bijën për dore NULL NULL 09.03.2025 19:36 09.03.2025 19:36 Ndeshja e sotme e skuadrës së tij, nuk ishte si të tjerat. Jo pse Dukagjini po sfidohej nga Malisheva, por se në fushë, kapiteni i klinasëve po hynte në mënyrë të veçantë për të. Elton Basriu po e mbante për dore të bijen e tij, njofton Klankosova.tv. Elton Basriu, kapiten i Dukagjinit, me vajzën e tij për dore Ky moment që u duartrokit nga futbollistët e shikuesit, sikur i dha energji edhe më të madhe jo vetëm mbrojtësit, por të gjithë bashkëlojtarëve të tij, të cilët e fituan këtë ballafaqim me rezultat 1-0.