Kapiteni Dedaj në formë të lartë në prag të ndeshjeve me Bosnjë e Hercegovinën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapiteni Dedaj në formë të lartë në prag të ndeshjeve me Bosnjë e Hercegovinën

NULL NULL
04.03.2023 12:07

Kapiteni Valon Dedaj ishte mungesë e madhe te Kombëtarja e Kosovës në hendboll në dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024.

Dedaj kthehet për ndeshjet e javës së ardhshme me Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa po kalon formë të lartë. Ai pritet të jetë i rëndësishëm në ndeshjet vendimtare ndaj Bosnjës.

Dedaj të premten realizoi katër gola nga pesë tentime për Kreuzlingenin që në Superligën e Zvicrës u mposht nga Pfadi Winterthur me rezultat 33:27.

Dedaj ka shfaqur formë të mirë në javët e fundit dhe është njëri prej pesë lojtarëve më të mirë të Superligës së Zvicrës për muajin shkurt.

Përvoja dhe organizimi i lojës së Dedajt pritet të jenë me shumë vlerë në ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën. Ndeshja e parë është të mërkurën në Prishtinë.

Te Kreuzlingeni luajnë edhe Bujar Ramosaj, Drilon Tahirukaj, Haris Berisha e Drenit Tahirukaj. Të gjithë janë shumë të rëndësishëm edhe te Kombëtarja e Kosovës.