Kapet sasi e madhe barnash pa banderola në Skenderaj NULL NULL 02.06.2023 11:45 02.06.2023 11:45 Njësitë e Doganës së Kosovës, ditën e sotme kanë kryer kontroll në një barnatore të dyshuar për mallra të kontrabanduara në Skenderaj. Kontrolli ka ardhur pas pranimit të informatave nga qytetarët. “Kontrolli ka zbuluar mallra, respektivisht barna të pa zhdoganuara (pa banderola) në sasi të konsiderueshme. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës”, ka thënë Dogana në një njoftim për media. Dogana e Kosovës këshillon qytetarët që të raportojnë parregullsi të tilla dhe të tjera përmes aplikacionit eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024