Kapet pas 50 vjetësh në arrati - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet pas 50 vjetësh në arrati

NULL NULL
06/05/2015
Policia amerikane e ka arrestuar një person në Florida pas më shumë se 50 vjetësh në arrati.

Një person është është arrestuar në Florida të SHBA-ve  pas më shumë se 50 vjetësh në arrati.

Frank Freshwaters, 79, ishte arratisur nga një burg të qytetit të Sandusky-të në shtator të vitit 1959.

Ai kishte jetuar nën një emër të rremë në Florida për së paku 20 vjet.

Zyrtarët e Brevard County-të bën me dije se deri tek zbulimi i të dyshuarit  erdhën pasi e  shtynë atë  për të nënshkruar dokumente me qëllim të kontrollimit të shenjave të gishtërinjve.

E pas një javë mbikëqyrjeje, policia vendosi ta ballafaqojë të arratisurin me një fotografi të vjetër  ku pas kësaj 79 vjeçari e pranoi se ishte i njëjti.

Ky i fundit ishte dënuar nga autoritetet amerikane për vrasjen e një këmbësori me veturë gjatë 1957-së.