Kapet në Prishtinë i dyshuari që prodhonte para të falsifikuara, iu bastis edhe banesa NULL NULL 26.06.2025 09:43 26.06.2025 09:43 Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një pune operative kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se prodhon para të falsifikuara. Sipas policisë, me vendim të prokurorit është bërë bastisja në banesën e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar 135 fletë formati A4 ku ishin të fotokopjuara kartëmonedha të ndryshme, një xham me holograme të prera, një skallper dhe vizore, katër ngjitës, shirit izolues, një printer, pako cigare, një telefon foli me ngjyra si dhe para të gatshme në vlerë totale rreth 4.796.40 €. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.