Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet në Mbretërinë e Bashkuar shqiptari që kërkohej për vrasje

NULL NULL
19.06.2025 20:59
Foto nga The New York Times
Foto nga The New York Times

Është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar një burrë, shtetas i Shqipërisë, ku sipas policisë i njëjti ishte i kërkuar për vrasje për arsye të gjakmarrjes dhe cilësohej si person i rrezikshmërisë së lartë.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, është arrestuar L. L., 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se i dyshuari ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan (dosje e kaluar pranë SPAK), e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasje për arsye gjakmarrjeje”, “Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e veçantë të bashkëpunimit dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Përmbledhje e ngjarjes nga Policia e Shtetit:

Në fshatin Gjocaj, Peqin, në vitin 2021, është vrarë me armë zjarri shtetasi i Shqipërisë, A. B.

L.L., dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit dhe financuesit të kësaj vrasjeje, si dhe ka siguruar mjetet dhe kushtet për kryerjen e saj. Po ashtu, pas ngjarjes, ka ndihmuar në transportimin dhe largimin e autorëve nga vendngjarja.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Ëanted”, që ka në fokus lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim për vepra të rënda penale.

Veprimet e mëtejshme procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë janë në proces, në bashkëpunim me autoritetet britanike.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.