Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet me marihuanë, arrestohet 29-vjeçari në Ferizaj

NULL NULL
28.06.2025 09:37
Arrestim
Foto ilustruese

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Ferizaj, pasi u kap në posedim të substancës së dyshuar narkotike.

“Rreth orës 20:20, gjatë një kontrolli në një lokal në kuadër të një plani operativ për siguri, operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë kanë identifikuar të dyshuarin J.L. (29 vjeç), tek i cili është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar të llojit marihuanë, me peshë 8.29 gramë”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Klankosova.tv.

Rasti i është referuar njësisë për hetimin e drogave, e cila do të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.