Kapet hajni i 2 mijë eurove në Pejë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet hajni i 2 mijë eurove në Pejë

NULL NULL
13/10/2015

Policia rajonale e Pejës ka arrestuar një person, nën dyshimin për veprën penale ‘grabitje e armatosur’.

Ai dyshohet për kryerjen e një grabitjeje  të armatosur, më 3 tetor  në një objekt biznesi në rrugën “Bajram Kelmendi” në Pejë.

Sipas policisë në rastin në fjalë i dyshuari kishte  kërcënuar dhe grabitur nga viktima që ishte punëtor në atë biznes, një shumë parash mbi 2 mijë euro. Pas këtij rasti ai ishte larguar në drejtim të panjohur.

Bëhet e ditur se me  urdhër të prokurorit atij  i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh dhe i është ngritur kallëzim penal, transmeton Klan Kosova.