Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapen tre tonë kokainë në Ekuador, ministria e Mbrojtjes: Goditje e madhe për mafian shqiptare

NULL NULL
04.07.2025 15:05
Foto nga autoritetet ekuadoriane
Foto nga autoritetet ekuadoriane

Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafias shqiptare që është e lidhur me kartelet e drogës kolumbiane dhe meksikane.

Sipas raportimeve të Euronews.al, lënda narkotike është gjetur të enjten në një fermë në qytetin jug-perëndimor të Guayaquil, ku thuhet se për zhvillimin e këtij operacioni anti-drogë u angazhuan forca të shumta policore dhe të ushtrisë, transmeton Klankosova.tv.

Shefi i policisë së Guayaquil tha se kokaina ishte e fshehur në një kamion të mbushur me arka bananesh, e cila ishte e paketuar me logo të ndryshme, gati për t’u nisur drejt portit. Pas kontrolleve në fermë, policia ekuadoriane ka arrestuar pesë persona.

Lënda narkotike e cila u sekuestrua kap vlerën e 90 milionë dollarëve, derisa Ministria e Mbrojtjes e përshkroi operacionin si një goditje të madhe për mafian shqiptare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.