8:55, 21 Nëntor 2019

Dogana Gjermane më 18 nëntor ka ndërmarrë një aksion të gjerë në sektorin e ndërtimarisë duke kontrolluar vendpunishtet në rajonin e Wolfsburgut.

Nga kontrollat rezulton se çdo i pesti punëtor këtë punë e kryen në të “zezën”, dhe shumica e tyre janë të huaj.

Me këtë rast janë kapur tre punëtorë me origjinë shqiptare kishin provuar të ikin nga vendi i ngjarjes.

Pas verifikimit të të dhënave të tyre, rezultoi se ata nuk kishin leje të punës dhe qëndrimit në Gjermani.

Në vend ishin edhe nëntë punëtorë të tjerë të huaj, nga të cilët tetë prej tyre ishin lajmëruar me identitet të rremë, shkruan Wolfsburger-Nachriten.de përcjellë Klan Kosova.

Hetimet Qendres së Doganës dhe Kontrollit Financiar në Braunshvajg nuk përfundojnë këtu.

Ato zgjerohen edhe në fusha tjera, sidomos në ato që kanë të bëjnë me mashtrimet me ndihma sociale, ku disa prej tyre kanë përfituar pa të drejtë.

Përpos punëtorëve po hetohen edhe punëdhënësit në lidhje me shkeljen e ligjit për pagën minimale.

Konkurs Pune

Lexo më shumë