Kapen nëntë kilogramë kokainë në Vërmicë, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë NULL NULL 08.09.2021 10:06 08.09.2021 10:06 Policia në pikëkalimin kufitar në Vërmicë ka kapur nëntë kilogramë substancë narkotike që dyshohen të jetë e llojit kokainë dhe ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë. Substanca narkotike ishte fshehur në një veturë me targa të Republikës së Shqipërisë në të cilën gjendeshin dy persona me shtetësi shqiptare. Kjo veturë (pezho) pas dyshimeve të ngritura është selektuar për kontrollë dhe është dërguar në vijën e dytë të kontrollit, derisa në bashkëpunim me autoritetet kufitare të Shqipërisë në bazë të dyshimeve të bazuara automjeti është dërguar për skanim ku imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për hapësirë të fshehur post fabrikat nën ulësen e pasme. Pas hapjes së ulëses së pasme është gjetur bunkeri në të cilin janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej (8) kilogramë e (800.74) gram. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante policore si dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”./ Klankosova.tv
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months