Kapen me 10 kilogramë drogë në taksi, arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Greqi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapen me 10 kilogramë drogë në taksi, arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Greqi

NULL NULL
28.03.2023 18:58
droga greqi

Dy vëllezër shqiptarë, 29 dhe 34 vjeç, janë arrestuar nga policia greke me akuzën për trafik droge.

Arrestimi u bë gjatë një operacioni të Prokurorisë së Narkotikëve pranë Drejtorisë së Sigurimit të Atikës, pasi siç raportojnë mediat greke, dy vëllezërve shqiptarë iu sekuestruan 10 kilogramë heroinë, shkruan Euronews Albania, transmeton Klanksova.tv.

Droga trafikohej në taksinë që drejtohej nga 34-vjeçari.

Gjithashtu janë konfiskuar tri automjete, 190 euro, katër celularë, 15 pako najloni me heroinë me një peshë 7762 gram si edhe pajisje elektronike ripaketim.

Dy të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.