Kapën mbi 90 kilogramë kokainë në Maltë, kishin destinacion Shqipërinë (VIDEO) NULL NULL 15.04.2019 16:35 15.04.2019 16:35 Tri kontenierë që përmbanin kokainë me vlerë më shumë se 10 milionë euro janë konfiskuar nga Departamenti i Doganave në Freeport të Maltës. Dy prej këtyre kontenierëve, që vinin nga Amerika e Jugut, do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, ndërsa i treti, edhe ai me të njëjtën origjinë, do të shkonte në Selanik. Operacioni ka qenë rrjedhojë e bashkëpunimit mes Departamentit të Doganave në Maltë, Policisë dhe Autoritetit Portual, shkruan Top-Channel përcjellë Klan Kosova. “Një njësi monitoruese e doganave kishte piketuar disa kontenierë për skanim, – thuhet në faqen e Doganave të Maltës në Facebook, – e pas verifimit u vunë re parregullsi në 3 prej tyre”. Kontrollet e mëtejshme nxorën në pah sasinë e narkotikëve të fshehur në sistemin e ftohjes. Sasia e drogës së gjetur mbërrinte në total në 91.2 kg. Prokuroria vendase ka nisur menjëherë hetimet, e ndihmuar edhe nga ekspertë të policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 21 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 54 minuta më parë