Kapen aparatet ilegale për lojëra të fatit NULL NULL 11/08/2015 11/08/2015 Oficerët doganorë kanë konfiskuar katër aparate për lojëra të fatit, pasi që fillimisht u njoftuan për ekzistencën e tyre nga një telefonatë anonime, raporton Klan Kosova. “Kontrolla doganore ka gjetur katër aparate te lojërave te fatit te cilat nuk kishin licencë për këtë veprimtari, kurse pas verifikimeve është konstatuar se as lokali nuk kishte licencë adekuate”, thuhet në komunikatën dërguar mediave nga zëdhënësi i doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci. “Aparatet janë konfiskuar, lokali është mbyllur si dhe lënda ka kaluar në kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim. klankosova.tv