Kaos me pasaportat në Fushë-Kosovë: Vetëm një punëtore për mijëra qytetarë (VIDEO) NULL NULL 16.04.2024 20:08 16.04.2024 20:08 Pritjet e qytetarëve për pasaportë në Fushë Kosovë. Foto: Klankosova.tv Festat e ditëve të fundit e kanë ndërprerë punën. Prandaj edhe fluksi i qytetarëve para sporteleve sa vjen e shtohet. Ata hyjnë e dalin nga Qendra e Regjistrimit Civil në Fushë-Kosovë, por rendi zor se iu vije, raporton Kiks Kosova. Për këtë, shumica e tyre po kthehen duar bosh e pa kryer asnjë punë. Pavarësisht nevojës për pasaportë, ata thonë se nuk kanë kohë të presin me orë të tëra, pasi që i pret puna. Më së vështiri ta përballojnë këtë gjendje po e kanë të moshuarit e fëmijët, me të qarat e këtyre të fundit që dëgjohen jashtë. Nga mungesa e karrigeve dhe hapësirave për të pushuar e për të pritur, zor e kanë edhe të gjejnë një vend e të ulen. Kërkesat e gjithë këtyre personave po mundohet që t’i kryej një punëtore, e cila është e vetme në sportel. Pavarësisht kërkesave të shumta për të aplikuar e pajisur me pasaportë pas liberalizimit të vizave, siç duket numri i qytetarëve vështirë se po zvogëlohet. Ndërkaq, pothuajse në çdo qendër të regjistrimit civil në Kosovë çdo ditë po vazhdon tollovia, e cila si duket nuk do të marrë fund. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ahmeti: Kushdo që bëhet ministër i Jashtëm, është mirë mos me ra shumë n'sy të ShBA-së (VIDEO) 19/03/2025