11:00, 16 Maj 2019

Kanye West mund ta ketë një episod të tij të Rick & Morty.

Adult Swim ka njoftuar se emisioni do të rikthehet për sezonin e katërt në nëntor të këtij viti.

Gjatë prezantimit, krijuesit Dan Harmon dhe Justin Roiland u pyetën nëse ndonjëherë do të bashkëpunonin me reperin Kanye West, i cili njihet si fans i madh i këtij show-u.

“Ye është shpirt i afërt, gjenial, vizionar. Nëse ai djalë do ta kishte mbështetjen për t’i realizuar të gjitha idetë që i kishte në kokë, do të ishte bërë një Elon Musk 2.0”, tha Justin.

“Po ia jap një episodë. Po e bëj zyrtare këtu. Ne i kemi 70, ai mund ta ketë një. Kanye, mund ta kesh një”, deklaroi Dan.

“Ky është lajmi më i mrekullueshëm. Ky është emisioni im i preferuar. E kam parë secilën episodë së paku nga pesë herë”, kishte shkruar më parë Kanye në Twitter, atwherw kur emisioni u ribë më 2018.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë