Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të kanosjes.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme dhe policia ka njoftuar se bazuar në hetimet fillestare, personi i dyshuar M.M. (1980) dyshohet se ka kanosur ish-gruan e tij përmes mesazheve në telefon.
Në lidhje me këtë informacion, sipas njoftimit, Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta në terren, ku ka arritur ta lokalizojë personin e dyshuar në adresën e banimit të tij në qytetin e Mitrovicës së Veriut.
I njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është intervistuar në lidhje me rastin e raportuar.
“Pas verifikimit të personit, i njëjti ka rezultuar me urdhër-arrest aktiv, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për veprën penale “Ngasje në gjendje të dehur”. Sipas urdhëresës së gjykatës, pas përfundimit të procedurave në Stacionin Policor, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit me kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh burgim.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv