Kandiq i propozon Vuçiqit që të ndërtojë memorial në Batajnicë për 800 të vrarë në Kosovë NULL NULL 23.02.2023 15:29 23.02.2023 15:29 Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka folur për takimin e së hënës në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Kandiq vlerëson se procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të niste nëse Vuçiq do të deklaronte të hënën se do të ndërtojë një memorial në Batajnicë afër Beogradit në nderim e kujtim të 800 njerëzve të vrarë në Kosovë, njofton Klankosova.tv. Në fillim të vitit 2000, në Batajnicë, në poligonin e njësisë speciale anti-terroriste të policisë serbe, u zbulua varreza masive me trupat e qindra shqiptarëve të Kosovës që ishin vrarë në vendin e tyre nga forcat serbe, dhe më pas ishin bartur në atë hapësirë, në një tentim të strukturave shtetërore të Serbisë, të asaj kohe, për t’i fshehur gjurmët e krimeve të bëra. Kujtojmë se institucionet serbe ndër vite kanë refuzuar kërkesën e organizatave e individëve të ndryshëm që në vendin ku u zbulua varreza masive të vendoset një pllakë-përkujtimore apo memorial. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 12/02/2023