Lajmet e fundit

Kandidati i pavarur për kryetar të Malishevës, Selajdin Bytyqi, e ka kritikuar mospjesëmarrjen e kryetarit aktual të kësaj komune, Ekrem Kastratit, në debatin mes kandidatëve në Edicionin Special të Klan Kosovës.
"Nënçmim i ftesës, nënçmim i mediave, edhe në rend të dytë e shoh që ai thjesht po i ikë ballafaqimit, sidomos për kryetarin aktual e kam fjalën, sikur me pasë, siç thotë populli, me e pasë mizën nën kapuç. Edhe tash nuk ka çka thotë, e di thjesht veten tamam e bën fajtor që ka qeverisur keq, edhe i ikë debatit", ka thënë Bytyqi në Edicionin Special të Klan Kosovës.
"Për mu është nënçmuese kjo, mos me iu përgjigjë ftesës".
Bytyqi tregoi se prioriteti i tij në rast të ardhjes në krye të komunës do të jetë arsimi.
"Në një do të jetë arsimi, do ta bëj të mundshme që në arsim të mos i fusë duart politika".
"Të jetë një kuadër sa më i shëndoshë dhe sa më i pastër, i cili do të ndikojë në aftësimin e nxënësve".