Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kandidaturat për president të Malit të Zi pranohen deri në mesnatë

NULL NULL
26.02.2023 11:06
zgjedhjet per president Mali i Zi

Kandidatët për president të Malit të Zi deri në mesnatë mund të dorëzohen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Deri më tani janë konfirmuar kandidaturat e liderit të Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq dhe deputetit të Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq Stankoviq.

Përfaqësuesit e DPS-së paraqitën kandidaturën e Milo Gjukanoviqit, ndërsa kandidaturën e shpalli edhe Aleksa Beçiq.

KShZ-ja konfirmoi kandidaturat për president të liderit të Demokracisë së Re Serbe Andrija Mandiq dhe deputetit të Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanoviq Stankoviq.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Socialistëve dje kanë dorëzuar në KShZ kandidaturën e kryetarit të kësaj partie, Milo Gjukanoviq, për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale.

Kandidaturën e ka shpallur lideri i Malit të Zi Demokratik, Aleksa Beçiq, dhe në këtë garë presidenciale do të marrë pjesë me sloganin “Nderomë”.

Kandidat për president të Malit të Zi do të jetë njëri nga liderët e Lëvizjes “Evropa tani”, Jakov Milatoviq.

Kryetari i Lëvizjes “Evropa tani”, Milojko Spajiq, ka thënë se ka bërë ankesë kundër vendimit të KShZ-së, pasi komisioni e ka refuzuar kandidaturën e tij për president për shkak të dyshimit për dyshtetësi. Ai tha se ankesën do ta paraqesë te qytetarët.

Zheljko Matijasheviq nga Nikshiqi është kandidat i grupit të qytetarëve për president të Malit të Zi, shkruan RTS, përcjell Klankosova.tv

Propozimi i liderit të Malit të Zi të Bashkuar, Goran Daniloviq, për të marrë pjesë në zgjedhje është kthyer për rishikim.

Kandidatët për presidencën kanë nevojë për 8101 nënshkrime mbështetjeje.

KShZ-ja paraprakisht tha se deri më 3 mars do ta shpallin listën e kandidatëve për kryetar.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 19 mars.

Presidenti i Malit të Zi zgjidhet për pesë vjet. President do të zgjidhet kandidati që ka marrë më shumë se gjysmën e votave të vlefshme të zgjedhësve që kanë votuar.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.