Kandidati për president të Malit të Zi harroi ta marrë me vete letërnjoftimin NULL NULL 02.04.2023 13:01 02.04.2023 13:01 Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kishte shkuar për të votuar në qendrën e tij të votimit në Podgoricë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, por pa letërnjoftim. Milatoviqi kur e kuptoi se nuk e kishte iu desh të kthehet në banesën e tij, për ta marrë dhe për t’u kthyer sërish në qendrën e votimit, ku ka votuar, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv. Ai u tha gazetarëve të mbledhur se kështu ndodh kur ndërroni kostumin në momentin e fundit.