Kandidati i Vetëvendosjes e uron për fitore kundërkandidatin nga LDK-ja në Lipjan

Kandidati i Vetëvendosjes e uron për fitore kundërkandidatin nga LDK-ja në Lipjan

NULL NULL
2 months më parë

Kandidati i Vetëvendosjes në Lipjan, Adnan Rrustemi, ia ka uruar fitoren kundërkandidatit të tij nga LDK-ja, Imri Ahmeti.

Pas numërimit të 92,37% të votave në këtë komunë, Ahmeti po prin bindshëm me 56,57% derisa Rrustemi e pason me 22,83%, njofton Klan Kosova.

“Numërimi i votave përfundoi. Unë i uroj fitoren z. Ahmeti. Ne në raport me zgjedhjet lokale jemi më shumë se dyfishim. Asambleistët e zgjedhur të Lëvizjes do të jenë këtu për t’u siguruar që nuk dëmtohet interesi publik. Unë falenderoj nga thellësia e zemrës secilin qytetar që ka besuar në platformën tonë dhe na ka votuar”.

Ai ka përgëzuar aktivistët e Vetëvendosjes, për të cilët tha se kanë bërë një punë të jashtzakonshme.

“Me fushatën dinjitoze i keni dhënë peshë Lipjanit dhe e keni nderuar atë, e mua më keni bërë borxhli të përjetshëm. Me atë çfarë kam parë në dijen, kreativitetin e përkushtimin e juaj, jam krejt i bindur që shumë shpejt, Lipjani ju përket juve ashtu sa ju Lipjanit”.