Kandidati i LDK-së për Kamenicën: “Begzad Sinani ka rrejtë shumë” NULL NULL 11.10.2017 21:16 11.10.2017 21:16 Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli, e ka quajtur gënjeshtar kryetarin aktual të komunës që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Begzad Sinani, njofton Klan Kosova. Përkundër se Sinani nuk është më kandidat për kryetar komune, Surdulli s’ka lënë pa e përmendur atë dhe për ta kritikuar, siç ka bërë gjashtë gjithë mandatit të Sinanit si kryetar. “Ka qenë një person qesharak, ka bërë premtim të kota dhe ka rrejtë shumë”, ka deklaruar Surdulli në Magazinën Lokale në Klan Kosova. Sa u përket kandidatëve të tjerë për kryetar të Kamenicës, Surdulli deklaroi se “kandidatët e rinj nuk po ma mbushin syrin”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë