Kandidati i AAK-së për Lipjanin: Kemi paraparë depolitizimin e arsimit – është i politizuar skajshmërisht

Kandidati i AAK-së për Lipjanin: Kemi paraparë depolitizimin e arsimit – është i politizuar skajshmërisht

NULL NULL
4 weeks më parë

Kandidati i AAK-së për Lipjanin Bashkim Budakova e ka shpalosur programin i cili, sipas tij, bazohet në llogaridhënie, transparencë dhe gjithëpërfshirje.

“Qeverisja lokale është porta e parë ku qytetari e prek pushtetin dhe demokracinë e tij. Do të kemi një ndërlidhshmëri mes qytetarit dhe pushtetit ku komponentët kryesorë janë transparenca, llogaridhënia dhe gjithëpërfshirja. Komuna është institucioni që ekskluzivisht merret me problemet, hallet, kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Planprogrami jonë ka paraparë arsimin, shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, zhvillimin ekonomik, kulturën, rininë dhe sportin, bujqësinë, infrastrukturën, shërbimet publike, administratën komunale, mjedisin dhe diasporën”.

“E kemi marrë arsimin me theks të veçantë, për shkak se arsimi në qytetin tonë është i politizuar skajshmërisht. E kemi paraparë depolitizimin e sistemit të arsimit, derisa të gjithë mësuesit dhe arsimtarët do të kenë llaptopë, klasë me projektorë dhe sistem digjital për mësimdhënie. Do ta stimulojmë arsimin profesional”.

Ai në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova ka thënë se në programin e tij për Lipjanin një theks të veçantë e ka arsimi që, sipas tij, është krejtësisht i politizuar. Madje, ai ka përmendur edhe një konkurs të Drejtorisë Komunale të Arsimit ku pretendon se pati shkelje.

“Në mesin e shumë problemeve që e kanë përcjellë qeverisjen tonë për tetë vjet me theks të veçantë e kisha marrë sektorin e arsimit që është i politizuar skajshmërisht. Do të isha ndalë në një konkurs të datës 24.09.2020 kur DKA shpall konkurs publik për plotësimin e listave rezervë me mësimdhënës në 16 profile të ndryshme në kuadër të së cilës kërkohen mësimdhënës që do të zëvendësonin mësimdhënësit që potencialisht mund të infektohen nga COVID-19. Pasi kalohet procedura e rekrutimit publikohet lista me 52 mësimdhënës ku figurojnë pesë emra të mësimdhënësve të cilët nuk kanë aplikuar fare dhe nuk i janë nënshtruar procedurave të rekrutimit”.

“DKA pas dy ditësh doli me njoftim se duhet të anulohet konkursi me arsyetimin se ka qenë gabim teknik. Kjo është fyerje e inteligjencës së mësimdhënësve të tjerë që kanë qenë në listë, derisa edhe fëmijët kanë humbur se mësimdhënësit e infektuar nuk kanë mundur të zëvendësohen”.