Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kanceri i zorrës së trashë

NULL NULL
13.05.2015 19:40

Një prej problemeve më të rënda me të cilat përballet aparati tretës në organizmin e njeriut, është kanceri i zorrës së trashë. Një problem shqetësues në mbarë botën, incidence e kësaj sëmundjeje, është më shumë se 1 milion të prekur të rinj çdo vit, kurse sa i përket vdekshmërisë vjetore nga sëmundja, ajo llogaritet në më shumë se 500 mijë raste.

Kanceri është formacion tumoral me qeliza atipike që rritet në muret e zorrës të trashë dhe duke u zhvilluar, prek gradualisht gjithë murin e saj dhe përhapet lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit. Rreth 95% e rasteve janë andenokarcinoma dhe pjesa tjetër limoma dhe karcinoma skuamoze qelizore.

Simptomat e kancerit varen nga lokalizimi i tumorit dhe nga shkalla e përhapjes të tij. Shenjat më klasike të tumorit janë të zorrës të trashë janë:

  • Hemorragjia nga zorra
  • Ndryshime në mënyrën e jashtëqitjes
  • Dhimbje dhe fryrje të barkut
  • Ulje të oreksit që pasqyrohet me rënie në peshë të pacientëve, nauze ose të vjella.
  • Lodhje e shprehur trupore
  • Dhimbje anale
  • Kanceri i zorrës së trashë ul cilësinë e jetës së pacientëve.

Faktorët e riskut

  • Mosha mbi 50 vjeç, seksi mashkull, konsumimi i tepruar i yndyrnave, i mishit të kuq, alkoolit, obeziteti, pirja e duhanit etj.
  • Disa situata të trashëgueshme si polipoza adenomatoze familjare (FAP) që zë rreth 1% të rasteve me kancer kolorektal apo sindroma “Lynch” që zë rreth 3% të rasteve me kancer kolorektal.
  • Anamnezë personale për polip të zorrës së trashë apo për kancer të ovarit, gjoksit apo të endometrinumit.
  • Histori familjare për kancer të zorrës të trashë. Këta persona janë 2-3 herë më të prirur të zhvillojnë kancer se personat pa histori familjare.
  • Sëmundjet inflamatore të zorrës së trashë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.