Kanceri i prostatës më i shpeshti - diagnostifikohen më shumë raste sesa kanceri i gjirit

Kanceri i prostatës më i shpeshti – diagnostifikohen më shumë raste sesa kanceri i gjirit

8 muaj më parë

Kanceri i prostatës tani është kanceri më i diagnostifikuar në Angli, duke tejkaluar kështu rastet e kancerit të gjirit për herë të parë, tregojnë shifrat e fundit.

Në vitin 2018 kishte reth 50,000 raste të regjistruara – afërsisht 8,000 më shumë sesa në vitin 2017.

Shëndeti Publik në Angli thotë se këto shifra tregojnë se më shumë burra po testohen për kancerin e prostatës.

Në vitin 2018, pati 316.680 kancere të çdo lloji të diagnostifikuara, ekuivalent me 868 raste në ditë.

Prostata ishte lloji më i zakonshëm – 49.029 raste – i ndjekur nga kanceri i gjirit – 47.476 raste.

Kanceri i mushkërive dhe i zorrëve ishte sëmundja tjetër që u diagnostifikua më vonë.