Kancelari gjerman: Izraeli po e bën “punën e pistë” për të gjithë ne NULL NULL 17.06.2025 23:12 17.06.2025 23:12 Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Izraelit që po bën atë që ai e quan “punë e pistë” për të gjithë ata përmes bombardimeve të Iranit. “Mund të them vetëm se kam respektin më të madh për faktin se ushtria izraelite dhe qeveria izraelite patën guximin ta bënin këtë”, është shprehur ai. Ai thotë se udhëheqja iraniane “ka sjellë vdekje dhe shkatërrim në botë me sulme e vrasje, por shton se nëse ata do të kthehen në tryezën e negociatave, “nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje të mëtejshme ushtarake”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Nëse jo, Merz paralajmëron se “shkatërrimi i plotë” i programit bërthamor të Iranit mund të jetë në agjendë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Macron kundër ndryshimit të “regjimit të Iranit” përmes mjeteve ushtarake: Do të çonte në kaos 17/06/2025
Lajme Policia në Graz: 21 vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar pas të shtënave, në shtëpi iu gjet edhe eksploziv 17/06/2025