Kanadaja pro proceseve integruese të Kosovës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kanadaja pro proceseve integruese të Kosovës

NULL NULL
14/10/2015

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka pritur sot në takim ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk.

Selimi e ka njoftuar ambasadorin kanadez për situatën aktuale në Kosovë si dhe për përpjekjet e institucioneve të vendit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë edhe agjencitë e OKB-së.

Nga ana tjetër, ambasadori Maksymiuk ia ka konfirmuar Selimit përkrahjen e shtetit kanadez në proceset integruese të Kosovës.

Zëvendësshefi i diplomacisë kosovare dhe ambasadori Maksymiuk kanë biseduar edhe për krijimin e kushteve për kompanitë kanadeze që janë të interesuara për të investuar në Kosovë në sektorin e minierave, transmeton Klan Kosova.