Kanadaja lajmëron shtetasit e saj që “tash evakuimi nga Sudani është i pamundur” NULL NULL 23.04.2023 12:45 23.04.2023 12:45 Kanadaja u ka treguar qytetarëve të vet në Sudan se evakuimi i tyre “është i pamundur”. Kjo me arsyetimin se është mbyllur hapësira ajrore në mes të frikës për përballje midis forcave rivale, raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv. Duke mos pasur mundësi të tërheqjes së tyre, Kanadaja u bën thirrje shtetasve që të strehohen në vende të sigurta. Ata kanë konfirmuar se janë në koordinim me shtete të tjera për të ju përgjigjur sa më parë që të jetë e mundur. Paraprakisht është ShBA-ja që ka konfirmuar se ka evakuuar personelin qeveritar në një operacion ju qenë përfshirë forcat speciale. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS