Kanadaja i del në krah Kosovës NULL NULL 05.05.2015 12:02 05.05.2015 12:02 Shefi i qeverisë kosovare, Isa Mustafa është takuar sot me mbasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente në Kosovë, Louise LaRocque. Kjo e fundit shprehu përkushtimin e shtetit të saj për avancimin e marrëdhënieve dhe të shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve. Kryeministri, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente në Republikën e Kosovës, Louise LaRocque. Gjatë takimit , kreu i ekzekutivit kosovar e falënderoi Kanadanë për përkrahjen e dhënë për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe të marrëdhënieve me këtë vend. Nga ana tjetër, ambasadorja kanadeze Louise LaRocque, shprehu përkushtimin e shtetit të saj për avancimin e marrëdhënieve dhe të shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve, duke theksuar gatishmërinë për të ofruar përkrahje të mëtejshme të vendit të saj për proceset në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 20/09/2023