16:30, 21 Maj 2019

Mjekësia e bazuar në kanabis mund të përdoret për të ndihmuar personat e varur nga heroina, sugjeron një hulumtim i ri.

Një studim ka gjetur se CBD – një kemikat i quajtur cannabidiol i cili gjendet në kanabis por nuk i bën njerëzit “high” – mund të zvogëlojë dëshirat e drogës.

Gjithnjë e më popullore si një shtojcë shëndetësore, edhe pse përfitimet e saj debatohen, CBD tani është në dispozicion në disa vende të caktuara.

Shkencëtarët kanë gjetur se kjo substancë ndihmon në rimëkëmbjen e personave të varur nga heroina duke të ulur dëshirat e tyre deri në 300 për qind dhe duke i bërë ata më pak të shqetësuar.

Hulumtuesit nga Shkolla Mjekësore Icahn në Malin Sinai në New York testuan efektet e mjekësisë me bazë kanabis, Epidiolex.

Epidiolex është një medikament CBD i miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-ve dhe është dizajnuar për të reduktuar sulmet e pacientëve me epilepsi.

Konkurs Pune

Lexo më shumë