Kampioni i Kosovës në hedhje të gjyles bëhet me tokë për stërvitje nga KRU “Mitrovica” (VIDEO) NULL NULL 02/12/2021 02/12/2021 Këtë të enjte, KRU “Mitrovica” ka nënshkruar një marrëveshje me Federatën e Atletikës së Kosovës për dhënien në shfrytëzim të një parcele për kampionin evropian në hedhje të gjyles, Muhamet Ramadani. Kjo është bërë e ditur nga vetë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ku thuhet se parcela e dhënë në shfrytëzim për Ramadanin është pronë e vetë kompanisë. “Sot u nënshkrua marrëveshja ndërmjet KRU “Mitrovica” dhe Federatës së Atletikës së Kosovës për dhënie në shfrytëzim të përkohshëm të parcelës – pronë e ujësjellësit, për t’u shfrytëzuar nga kampioni evropian për U-20 në hedhje të gjyles, Muhamet Ramadani, dhe trajneri i tij, Shaban Ramadani”, thuhet në njoftimin e kompanisë, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, muaj më parë, sportisti Muhamet Ramadani, në një intervistë për Klan Kosovën, ka thënë se i mungojnë kushtet bazike për trajnime.
Lajme Burri që vrau gruan e tij në natën e martesës dhe trupin e futi në valixhe dënohet me të paktën 21 vjet burgim 17 minuta më parë
Kosova “Prava Crna Gora” e gatshme ta tërheq mocionin e shtatorit ndaj Abazoviq veç nëse arrihet një marrëveshje 57 minuta më parë
Kosova 32-vjetori i themelimit të PVD-së, Kamberi: Partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës 57 minuta më parë