Kampioni i boksit, Usyk i lutet Trumpit: Hapni sytë, ndihmoje Ukrainën NULL NULL 09.06.2025 17:41 09.06.2025 17:41 Kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, Oleksandr Usyk, i ka bërë thirrje Presidentit të SHBA-së, Donald Trump ta ndihmojë Ukrainën në luftën ndaj Rusisë. Kampioni i peshave të rënda në WBC, WBA dhe WBO tha se beson që Trump do ta përmbushë premtimin e tij të fushatës për t’i dhënë fund luftës, pasi premtoi t’i jepte fund konfliktit brenda 24 orëve gjatë fushatës presidenciale në SHBA. “Donald Trump, të lutem hap sytë, ndihmo popullin tim”, tha Usyk për CNN Sport, transmeton Klankosova.tv Usyk e ftoi gjithashtu presidentin amerikan të vizitonte Kievin, duke i ofruar ta priste në shtëpinë e tij, në mënyrë që të kuptonte më mirë se çfarë po përjetojnë ukrainasit e zakonshëm çdo ditë e natë, me breshëri sulmesh të njëpasnjëshme me dronë dhe raketa. “I ofroj atij shtëpinë time. Le të vijë në Ukrainë. Do t’i jap shtëpinë time dhe rojet e mia të sigurisë. Le të jetojë në shtëpinë time për një javë dhe të shohë se si fluturojnë raketat mbi të dhe si jetojnë njerëzit në Ukrainë”, përfundoi ai. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.