13:05, 26 Shkurt 2020

Kampioni Botëror në floktari Besmir Hoxha, i shoqëruar nga kryetari i Federatës Botërore të Parukerisë, Giancarlo Milanese ka vizituar komunën e Malishevës.

Ai u prit nga nënkryetari Hajdin Berisha.

“Në çdo fushë që arrihen suksese, për ne do të thotë shumë, pasi pjesëmarrja në ngjarje të tilla me karakter ndërkombëtar, është përfaqësimi më i mirë që na bëhet, jo vetëm si komunë, por si vend”, tha Berisha.

Ndërsa kryetari i kësaj federate, Giancarlo Milanese, tha se ka një grup të madh të mjeshtërve të fushës së parukerisë, pasi nuk janë thjeshtë floktarë, por e njohin profesionin dhe po tregojnë rezultate të jashtëzakonshme në këto gara dhe po sjellin risi në fushën e floktarisë.

Nga ana tjetër, kampioni botëror Besmir Hoxha, e ka falënderuar komunën për këtë pritje, që për të do të thotë shumë, pasi ndihet i përkrahur dhe i motivuar nga ana e komunës.

Ai gjithashtu njoftoi se shumë shpejt, do ta përfaqësoj Kosovën në një garë tjetër e cila do të mbahet në Romë.

Besmir Hoxha, e ka zënë vendin e parë në International Cup 2020, që është mbajtur në Shqipëri më 16 dhe 17 shkurt, në kategorinë Razor Hair Tattoo.

Besmiri vjen nga fshati Marali e Malishevës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë