Kampionët mposhtin Yllin NULL NULL 11.01.2025 19:01 11.01.2025 19:01 Malik Johnson i KB Trepçës. Foto ilustruese Në derbin e javës së 16-të të ProCredit Superligës, Trepça shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 91:68 (29:7, 20:20, 23:25, 19:16). Kampionët e nisën furishëm ndeshjen dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë që ishte edhe vendimtare në këtë përballje. ‘Xehetarët’ kishin seri prej 27:5, derisa çerekun e parë e fituan 29:7. Më pas u zhvillua ndeshje më e barabartë, megjithatë, mitrovicasit arritën të ruajnë epërsinë për të mos e rrezikuar fitoren dhe fituan në fund 91:68. Te vendasit më i miri ishte Malik Johnson me 23 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime, derisa te mysafirët më i miri ishte Jan Palokaj me 17 pikë, katër kërcime e tri asistime. Trepça numëron 12 fitore e katër humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli shtatë fitore e nëntë humbje. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Basketboll Nis sezoni pranveror i basketbollit, të gjitha ndeshjet ekskluzivisht në Artmotion dhe Klan Kosova 2 weeks