Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kampionati Botëror: Hendbollistet e Kosovës në grup me Francën, Brazilin e Indinë

NULL NULL
13.04.2024 15:11

Është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror për hendbollistet e reja (U18) që gjatë gushtit mbahet në Kinë.

Kombëtarja e Kosovës është vendosur në grupin D së bashku me Francën, Brazilin e Indinë.

Derisa Franca e Brazili janë kombëtare cilësore, vajzat tona rastin do ta kërkojnë ndaj Indisë, e më pas në ndeshjet për plasman.

Botërori, që për Kosovën është historik, mbahet prej 14 deri më 25 gusht.

Paraqiten 32 Kombëtare të hendbollisteve të reja. Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës në konkurrencë të femrave në sportet ekipore u kualifikua në Botëror..tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.