Kamioni godet për vdekje një person në Pejë

Një person dyshohet se është goditur për vdekje në Pejë nga një kamion. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi”në lagjen Dardania të këtij qyteti. Personi i takon moshës 60-vjeçare ndërsa ka qenë me nevoja të veçanta. Ekipi i zjarrfikësve po heq trupin nga vendi i ngjarjes.