Kamioni përplas për vdekje dy këmbësorë në Kanada NULL NULL 14.03.2023 08:48 14.03.2023 08:48 Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur pasi janë përplasur nga një kamion në qytetin Amqui, Kanada. Drejtuesi i mjetit, 38-vjeçar është arrestuar pasi është dorëzuar në polici. Hetuesit janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar nëse incidenti ishte një sulm i qëllimshëm. Kjo ngjarje tragjike vjen vetëm një muaj pasi dy fëmijë u vranë kur një shofer autobusi hyri me makinë në një çerdhe në Montreal. Dy personat e vdekur mësohet se janë një burrë rreth të 70-tave dhe një tjetër 60-vjeçar. Mediat kanadeze raportuan se mes të plagosurve ka edhe fëmijë që po trajtohen në spitalin lokal.
Kosova Lushaku–Sadriu për videon e publikuar nga LVV: "Material propagandues, për keqardhje" 10/02/2023
Lajme Radev pas takimit me Macronin: Maqedonia e Veriut të dëshmojë me rezultate se synon integrimin në BE 10/02/2023