Lajmet e fundit

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Volorekës, në Pogradec, ku një kamion me është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga një person i moshës rreth 26-vjeçare.
I lënduari po dërgohet për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./A2Cnn