Kamioneta përfshihet nga zjarri në Davidoc të Shtimës, dëmtohet edhe një Mercedes NULL NULL 26.06.2025 17:02 26.06.2025 17:02 Zjarr fotoilustrim Një kamionetë e tipit VW (ngjyrë e gjelbër), është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në fshatin Davidoc të Shtimës. Nga ky rast nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Klankosova.tv. se rasti ka ndodhur në parkingun e një marketi. Veseli theksoi se dëme materiale ka pësuar edhe një veturë Mercedes e cila ka qenë e parkuar afër kamionetës. “Ju njoftojmë se më datë 26.06.2025, rreth orës 16:12, në fshatin Davidoc, është raportuar një rast ku një veturë ishte përfshirë nga zjarri në parkingun e një marketi. Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin me sukses. Po ashtu, në vendngjarje ka dalë edhe patrulla policore. Bëhet fjalë për një kamionetë të tipit VW, ngjyrë e gjelbër, me targa vendore. Policia është duke u marrë me procedurat e mëtejme lidhur me këtë rast. Vlen të theksohet se, si pasojë e zjarrit, është dëmtuar edhe një veturë tjetër e parkuar pranë, e tipit Mercedes,, me targa vendore, e cila ka pësuar dëmtime në anën e majtë. Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar shkaqet e këtij incidenti”, tha ai për Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Murati pas vendimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë 47 minuta më parë