18:31, 30 Janar 2019

Të martën e kaluar, kamera e një veture në lëvizje e ka kapur një aksident të zjarrtë në Dublin të New Hampshire.

Policia ka deklaruar se një 18-vjeçar që po e ngiste veturën Jeep e kapërceu vijën qendrorë të rrugës duke u përplasur me një kamion, nga i cili shpërtheu tanku i karburantit duke shkaktuar një zjarr të madh.

Bëhet e ditur se adoleshenti u plagos rëndë dhe u dërgua në spital me helikopter, ndërsa ngasësi i kamionit dhe dy persona që ishin brenda veturës Toyota Sienna pësuan lëndime të lehta.

Mbetet ende e paqartë se çfarë e ka detyruar adoleshentin ta bëjë këtë gabim trafiku.