Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka kryer kontroll në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Hogosht të Kamenicës, ku është gjetur një armë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar më 2 tetor, rreth orës 08:30.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë së bashku me katër fishekë.
Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
"Fsh. Hogosht, Kamenicë 02.10.2026 – 08:30. Raportohet se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë me katër fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt".