Kamberi: Referendumi dështoi në vet Serbinë - Klan Kosova

Kamberi: Referendumi dështoi në vet Serbinë

NULL NULL
4 months më parë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas rezultateve të referendumit, që janë mbajtur këtë të diele.

Kamberi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se referendum dështoi në vet Serbinë, teksa shtoi se pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet në vetë Serbinë, njofton Klankosova.tv.

“Më pak se 30% pjesëmarrje. Referendumi dështoi në vet Serbinë. Pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet në vet Serbinë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.