Kamberi për ngjarjen ku mbeten të vrarë tetë nxënës: I dhimbshëm si lajm, i tmerrshëm si fakt NULL NULL 03.05.2023 13:22 03.05.2023 13:22 Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në një shkollë në Serbi, ku mbeten të vrarë tetë fëmijë dhe punëtori teknik. Kamberi tha se vrasja e tetë fëmijëve dhe e punëtorit është i dhimbshëm si lajm e i tmerrshëm si fakt. “Shprehë keqardhje për tragjedinë e ndodhur dhe urojë që rastet e tilla të mos përsëriten asnjëherë e askund. Jetët e fëmijëve janë të çmueshme”, tha Kamberi, transmeton Klankosova.tv. Deputeti shqiptar tutje tha se solidarizohet me dhimbjen e familjeve të fëmijëve të cilët janë viktima të kësaj ngjarje. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO