13:40, 2 Prill 2020

“Kam rilindur për së dyti”- thotë Kastrioti 66-vjeçari nga Fieri i cili sot u kthye në shtëpi pranë familjes, pas 21 ditësh të vështira në spitalin infektiv në Tiranë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook videon e një prej pacientëve që sot lë Spitalin e Infektikivit i shëruar nga COVID-19.

Kastrioti vuante edhe nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit.

Në mesazhin e tij, 66 vjeçari tregon se ka mbërritur në spital në gjendje të rënduar, dhe falë mjekëve e kujdesit shëndetësor arriti të fitojë betejën me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shëruar 9 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76./oranews

Konkurs Pune

Lexo më shumë