Kaluan ilegalisht kufirin Kosovë – Serbi, në automjet iu gjeten 36 krerë bagëti - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kaluan ilegalisht kufirin Kosovë – Serbi, në automjet iu gjeten 36 krerë bagëti

NULL NULL
08.02.2023 09:04
Policia

Dy persona janë shoqëruar në polici, pasi kishin kaluar kufirin Serbi – Kosovë në mënyrë ilegale.

Sipas policisë, në automjetin e të dyshuarve ishin ngarkuar 25 dele, dy dhi, shtatë qengja e dy keca pa dokumentacionin përkatës.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa kafshët janë dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.