Kalon tre milionëshin numri i të infektuarve me COVID-19 në Afrikë

Kalon tre milionëshin numri i të infektuarve me COVID-19 në Afrikë

NULL NULL
1 javë më parë

Ka kaluar mbi tre milionë numri i rasteve të personave të infektuar me koronavirus në kontinentin e Afrikës.

Për këtë ka dhënë kumtin Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke shtuar se rastet e reja kanë kaluar pikun e valës së parë, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Afrika tani është duke u përballur me “daljen e varianteve” të reja të virusit.

Në mesatare janë 25 mijë e 223 raste të raportuara në ditë që nga 28 dhjetori deri në 10 janar.

Kjo paraqet afërsisht 39 përqind numër më të lartë të rasteve sesa në korrik të 2020-ës kur piku ishte prej 18 mijë e 104 rasteve ditore.