Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kalon projektligji për Energji Elektrike

NULL NULL
08.05.2015 12:55
Kuvendi i Kosovës e ka kaluar me 42 vota pro 4 abstenime dhe zero vota kundër edhe Projektligjin për Energji Elektrike i dal nga rekomandimet e peticionit të qytetarëve.

Ka kaluar projektligji për Energji Elektrike i përbërë nga katër pika të dala nga Peticionin i nënshkruar prej 35.000 mijë qytetarëve, kundër shtrenjtimit të çmimit të  Energjisë Elektrike.

Kryeministri Isa Mustafa në fjalën e tij në Kuvend tha se peticioni i qytetarëve është trajtuar me respekt, për faktin se buron nga shqetësime të drejtpërdrejta të tyre.

“Ne duhet të angazhohemi si qeveri me ministrinë e financave me ZRRE-në dhe ta shqyrtojmë çështjen e çmimit. Ta shikojmë se sa i kushton KEK-ut prodhimi pastaj si vendoset çmimi nga ZRRE dhe çfarë kërkesa ka KEDS-it”.

Mustafa  foli edhe rreth çmimit të rrymës.

“Ka nevojë të trajtohet edhe struktura tarifore në të cilën ka vërejtje. Do të kemi angazhim nga ana e qeverisë. Unë s’mund të flas sot si përcaktohen çmimet as si janë në rajon. Vërejtje kam në çmimet e energjisë elektrike ato duhet të trajtohen dhe shqyrtohen. Duhet ndryshime edhe tek ligji që te ligji që është aprovuar të mos gjejnë mbulesë ata që i bëjnë këto”, tha Kryeministri i Kosovës.

Projektligji që kaloi me 42 vota pro 4 abstenime dhe zero vota kundër shkaktoi huti momental tek kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, për shkaka të numrit të vogël të votuesve, por që më pas u gjend duke interpretuar praktikën parlamentare dhe konstatoi se gjithçka qe në rregull.

Opozita nuk e përkrahu projektligjin duke thënë se pikat e tij nuk dalin nga peticioni i qytetarëve

Por, ata as nuk votuan kundër.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.